Kjo është mënyra natyrale e forcimit të imunitetit

  • 12 shkurt 2020 - 15:11
Kjo është mënyra natyrale e forcimit të imunitetit

Në vijim ju sjellim një recetë krejt natyrale dhe shumë të shkëlqyeshme, me ndihmën e së cilës do ta pastroni gjakun dhe do ta forconi sistemin imun të organizmit, sidomos tani në këto ditë të ftohta të dimrit, kur të gjithë ne dhe organizmi ynë jemi shumë të ndjeshëm.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

• 250 gramë arra; • 250 gramë sheqer të vrugët; • 1 litër rum; • 1 kilogram mjaltë.

PËRGATITJA E RECETËS:

Arrat të bluhen sa më imët që është e mundshme dehe t'i vendosni në një enë prej qelqi. Më pas mund të shtoni sheqerin dhe rumin dhe t'i përzieni mirë. Enën e qelqit më pas e mbyllni mirë dhe e lini të qëndrojë për dhjetë ditë në hapësirë të ngrohtë me një përzierje kohë pas kohe. Masën të cilën e fitoni nga gjithë këta përbërës e përzieni me mjaltë. Këtë ilaç ta merrni tri deri në katër herë brenda ditës, nga një lugë. 


(Kosova Sot Online)