Temperaturat e ulëta shtojnë rrezikun për dhimbje koke dhe infarkt

  • 13 February 2020 - 09:02
Temperaturat e ulëta shtojnë rrezikun për dhimbje koke dhe infarkt

Kur temperaturat të bien ndjeshëm, të sëmurit kronikë mund të kenë telashe me zemrën, e rritja e befasishme e temperaturave shton rrezikun që të vuajnë nga dhimbjet e kokës de lodhje të fortë. Me temperaturat e ulëta shtohet rreziku edhe për infarkt. Mund të shfaqen dhimbje në nyja dhe pagjumësi, e te të sëmurit kronikë mund të shfaqen probleme serioze. 

1. USHQIMI I LEHTË

Gjatë dimrit do të duhej të hanit ushqim më të lehtë - që tretet lehtë me shumë perime, ushqime me shumë vitamina dhe me minerale, që e mbajnë të shëndetshëm qarkullimin e gjakut.

2. GJUMI

Shtrihuni para mesnatës dhe siguroni së paku shtatë orë gjumë, aq sa i nevojitet organizmit për funksionim normal. Lejojani vetes tuaj edhe një dremitje pasdite, 20 minuta.

3. DUSHI

Kur t'i ndjeni simptomat, bëni dush disa herë në ditë, me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë, për ta përmirësuar qarkullimin dhe sistemin imun.

(Kosova Sot Online)