Fiku si burim i shëndetit

  • 13 February 2020 - 13:28
Fiku si burim i shëndetit

Fiku, qoftë i freskët apo i tharë, është një ushqim shumë i shëndetshëm. Mund të hahet si i vetëm, por edhe në kombinim me shumë gjellë të ëmbla. Është e pranishme gjatë gjithë vitit. Ja pse duhet ta përfshini në ushqimin tuaj: Fiku i freskët është e pasur me vitamina të kompleksit , A, C, E dhe K, hekur, kalium, bakër, selen, zink, kalcium dhe magnez, si dhe me karotenide, luteinë dhe taninë, që e forcojnë sistemin imun të njeriut.

Është i pasur edhe me pektinë dhe nuk përmban shumë kalori (në 100 gramë frik të freskët ka rreth 74 kalori). Fiku përmban 80 për qind ujë dhe rreth 60 për qind sheqer natyral. Fiku i thatë është shëndetshëm dhe është shumë i shëndetshëm, përmban antioksidues, vitamina dhe minerale. Fiku i tharë posedon më shumë magnez dhe kalcium në krahasim me atë të freskët, përmirëson kujtesën, përqendrimin, eshtrat, lufton depresionin dhe stresin.

(Kosova Sot Online)