6 ushqimet, që përshpejtojnë humbjen në peshë

  • 13 February 2020 - 13:40
6 ushqimet, që përshpejtojnë humbjen në peshë

6 ushqimet, që përshpejtojnë humbjen në peshë.

TËRSHËRA  

Tërshëra është e pasur me fibra dhe dhurojnë karbohidrate që ngadalë dhe gradualisht depërton në gjakrrjedhje dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Tërshëra po ashtu është e pasur me proteina - që së bashku me fibrat - ju ngopin dhe ndiheni të kënaqur. Kjo mundet ta parandalojë konsumimin e tepërt. Tërshëra dhe ushqimet prej saj janë përplot me ujë, kështu që ndikon në përmbushjen e nevojave të njeriut me lëngje dhe ju mban të hidratuar.

VEZËT

Vezët janë një burim i fortë për proteina me cilësi të lartë, si dhe i yndyrave të shëndetshme, që ndikojnë mirë në shëndetin e zemrës. Konsumimi i vezëve po ashtu ndërlidhet edhe me reduktimin e kalorive, pasi që ato ju ngopin dhe ju bëjnë që më gjatë të mos e ndjeni urinë. Kjo mundet të ndodhë shkaku i proteinave, me të cilat janë të pasura, përderisa konsumimi i tyre po ashtu mundet t'ju mbrojë edhe nga mbipesha me kalimin e viteve.

ARRAT

Arrat jo vetëm se janë të shijshme, por ato vijnë në një linjë të barabartë sikurse edhe drithërat dhe tërshëra dhe gjithmonë mund t'i hidhni në sasi të vogla në sallatë apo edhe në pemë të ziera. Ato janë të mbushura me yndyra të shëndetshme e po ashtu edhe me proteina esenciale dhe fibra që ju ngopin. Edhe bajamet po ashtu janë një burim i mirë me riboflavinë, bakër dhe fosfor. Po ashtu do të furnizoheni edhe me vitamina E dhe magnez nëse konsumoni lajthitë.

MJEDRAT

Këto fruta të kuqe të ndritshme janë të mbushura me plot nutriente. Një gotë me mjedra është një burim i shkëlqyeshëm për fibra, vitamina C dhe mangan. Mjedrat po ashtu janë të pasura me vitamina K dhe selen. Mjedrat, sikurse frutat e tjerë dhe perimet, janë përplot me ujë, kështu që konsumimi i tyre ju ndihmon të mbeteni të hidratuar. Kombinimi i tyre me jogurtin me pak yndyrë, ndihmon mirë, por se mund t'i përzieni, por edhe ta konsumoni si të vetme.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR

Perimet si lakra e Brukselit, brokoli, lakra jeshile, lulelakra posedojnë pak kalori dhe janë të pasura me ujë që ju ndihmojnë të mbeteni të hidratuar. Përmbajtja e tyre me fibra po ashtu ju ndihmon që të ndiheni të ngopur. Megjithëse të gjitha perimet posedojnë substance dhe vlera ushqyese, perimet me gjethe të gjelbër janë të pasura me antioksidues dhe përfitime kundër inflamacioneve. Disa studime kanë sugjeruar se perimet me gjethe të gjelbër mund të mbrojnë zemrën dhe mbrojnë nga kanceri.

DRITHËRAT

Drithërat, sikurse gruri i copëtuar janë mënyra e duhur që të furnizoheni me fibra, si dhe me një sasi proteina. Përmbajnë shumë pak sodium, kështu që ndihmojnë që të mos ndjeni fryrje në bark, të fryra këto që mund të vijnë si pasojë e konsumimit të tepërt të kripës. Sikurse edhe ushqimet prej tërshëre, drithërat nga kokrra e grurit janë një ushqim ngopës. Përmes drithërave do të furnizoheni me të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme për organizmin e njeriut.

(Kosova Sot Online)