Magnezi, i rëndësishëm për organizmin

  • 14 shkurt 2020 - 13:11
Magnezi, i rëndësishëm për organizmin

Mungesa e magnezit në organizëm mund të shkaktojë pasoja të shumta në shëndetin e njeriut. Nëse në mëngjes ngriheni me vështirësi dhe ju nevojitet më shumë kohë për t'u ngritur, gjatë ditës jeni të tensionuar, të lodhur, shpesh ju bie përqendrimi, ka shumë gjasa se ju mungon magnezi. Nëse gjithë këtyre ia shtojmë edhe pagjumësinë, është koha që ta shtoni konsumimin e magnezit në organizëm. Të gjitha këtyre simptomave mund t'u shtohen edhe kapsllëku, dhimbjet në bark, ngërçet në muskuj.

Në trupin e një personi të rritur gjenden rreth 30 gr magnez, prej të cilave rreth 60 për qind në eshtra, e rreth 40 për qind në disa nyja. Magnezi është minerali më i rëndësishëm për njeriun, e njëherësh edhe minerali më i pranishëm në qelizat e njeriut. Dozën e nevojitur të magnezit është e pamundur ta kompensojmë vetëm përmes ushqimit. Kur organizmi nuk e merr dozën e nevojshme të magnezit, atëherë trupi e tërheq atë prej pjesëve apo depove më të afërta, nga eshtrat tanë. Duhet theksuar po ashtu se magnezi luan rol të rëndësishëm në prodhimin dhe rritjen e qelizave gjatë gjithë jetës.

(Kosova Sot Online)