8 ushqimet më të mira për t’i konsumuar kur jeni të sëmurë

  • 14 shkurt 2020 - 13:53
8 ushqimet më të mira për t’i konsumuar kur jeni të sëmurë

Të jesh i sëmurë nuk është aspak kënaqësi. Në fakt, ndiheni të pafuqishëm dhe do dëshironi të qëndroni vetëm në shtrat. Nëse mendoni se nuk keni nevojë as për ushqime, e keni gabim. Disa ushqime mund t'ju shërojnë.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili është shpëtim për të gjithë ata që nuk ndihen mirë, pasi që kjo erëz nuk shkakton neveri në bark. Plus, ndihmon të hiqni qafe fryrjet dhe kapsllëkun.

SUPAT

Supat, sidomos ato që për bazë kanë lëngun e mishit, mund të ndihmojnë ta largoni ftohjen. Supat me gjoks pule janë mjaft efektive, pasi që substanca kryesore është cisterna, një aminoacid ky që hollon mukozën në mushkëritë tuaja.

KEKSËT

Të rëndomtë, keksët pa kripë janë ushqim i preferuar nëse dëshironi të ndiheni më mirë kur jeni të sëmurë. Depërtojnë shumë shpejt nëpër stomakun tuaj dhe nuk ju shtyjnë të villni.

ÇAJI I NGROHTË

Nëse jeni ftohur dhe ju dhemb fyti, pini çaj të gjelbër, pasi që është i pasur me antioksidues, të cilët luftojnë ftohjet. Çaji i gjelbër po ashtu forcon sistemin tuaj imun, kështu që shumë shpejt do të ndiheni më mirë.

BANANET

Kjo frutë është i pasur me kalium dhe shumë lehtë mund të tretet. Nëse konsumoni më shumë banane do të ndikoni në uljen e temperaturës së trupit, e madje edhe të rifreskoni elektrolitet, të cilat mund t'i keni humbur gjatë të vjellave apo diarresë.

AGRUME

T Ndoshta keni dëgjuar se mënyra më e rëndomtë për ta luftuar kollën janë agrumet. Shtresa e bardhë e butë në lëvoren e grejpfrutit, limonit dhe portokallit, është e pasur me flavonoide, që e forcojnë sistemin imun.

USHQIMET PIKANTE

Përderisa ushqimet pikante përfshihen në listën e ushqimeve që mund t'i hani, duhet t'i shmangni nëse keni një lukth të trazuar. Janë mjaft të ashpra dhe mund t'ju shkaktojnë dhimbje nëse i hani.

DJATHËRAT

Ende nuk ka ndonjë fakt se djathërat mund të shkaktojnë pasoja negative te njerëzit e sëmurë, kështu që mund t'i hani lirisht. Nëse konsumoni qumësht e ndjeni se po keni mukozë të hollë, mos e konsumoni.

(Kosova Sot Online)