Ilaçi i lehtë shtëpiak që ndalon kollën

  • 14 February 2020 - 15:42
Ilaçi i lehtë shtëpiak që ndalon kollën

Gjatë këtyre ditëve të ftohta, kur herë pas here temperaturat po ndryshojnë, është kolla që na dëmton shëndetin. Para se të vraponi pas ilaçeve dhe antibiotikëve, në vijim ju paraqesim recetën shtëpiake, përmes së cilës mund ta largoni këtë brengë.

PËRBËRËSIT:

2 lugë të mëdha uthull të mollës, 2 lugë të mëdha mjaltë, 2 lugë të mëdha ujë, 1/4 e lugës së madhe spec të kuq, 1/4 e lugës së vogël xhenxhefil.  

PËRGATITJA E RECETËS:

Të gjithë përbërësit i vendosni në një enë jo edhe aq të madhe dhe i përzieni fort gjatë kombinimit të tyre. E lini të qëndrojë në temperaturën e dhomës për disa ditë ose e vendosni në frigorifer nëse e përdorni pak më gjatë. Përziejeni mirë secilën herë, përpara se ta përdorni.

Erëzat nuk do të copëtohen nëpër lëng. Nuk do të jetë ky një shurup i hollë. Përdoreni sipas nevojës tuaj dhe kënaquni me një jetë të lumtur dhe po aq të shëndetshme.

(Kosova Sot Online)