Bima që e keni në kuzhinë shëron shumë sëmundje

  • 15 February 2020 - 12:14
Bima që e keni në kuzhinë shëron shumë sëmundje

Origano është bimë mesdhetare, një ndër më shërueset në botë. Sidomos vlerësohet vaji i tij, i cili fitohet nga llojet e egra të organos. Ekzistojnë rreth 40 loje të organos. Një ndër llojet më shëruese është vaji i “Origanum Minutiflorum”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Grekët e vjetër vajin e organos e kanë përdorur për shërimin e plagëve, kafshimeve nga gjarpri dhe telashet nëpër organet e frymëmarrjes. Shkencëtarët britanikë kanë vërtetuar se vaji i organos ndikon në shërimin e rreth 25 sëmundjeve të ndryshme.

Ndikon kundër shumicës së baktereve që shkaktojnë infeksionin e zorrës së trashë dhe traktit urinar, tifon, kolera, të thatit dhe infeksionet e lëkurës. Pos se shkatërron bakteret, vaji i organos ka efekt antivirusal dhe mbron nga gripi dhe ftohjet. Vaji i organos do të mund të jetë pjesë e terapisë në shërimin e kancerit. 

(Kosova Sot Online)