Shëroni urthin pa u munduar shumë

  • 15 February 2020 - 13:02
Shëroni urthin pa u munduar shumë

Keni ngrënë drekë apo ëmbëlsirë dhe po përgatiteni të shtriheni në kauç. Plani është i mirë, por kujdes - kurrë mos u shtrini në krahun e djathtë, por në të majtin. Nëse ndonjëherë ju mundon urthi, ana e majtë përfundimisht është ana në të cilën duhet të shtriheni. Në një studim, 20 njerëz kanë ngrënë drekë ku ishin përfshirë 61 për qind kalori nga yndyrat, e ato e nxitin urthin.

Pas studimit, ishte vërtetuar se urthi më gjatë kishte zgjatur te ata persona që kishin qenë të shtirë në krahun e djathtë. William Ruderman, nga klinika gastroenterologjike në Floridë, thotë: "Nëse shtriheni në krahun e majtë, lukthi është i vendosur më poshtë. Acidet nga lukthi që edhe shkaktojnë urthin nuk mund të ngrihet lart. Nëse shtriheni në krahun e djathtë, acidet duhet të përzihen diku dhe se duhet të zhvendosen diku dhe zakonisht drejt gjoksit, duke shkaktuar urthin apo të djegurat në gjoks".

(Kosova Sot Online)