Zbulohen imazhet e para të koronavirusit në mikroskop

  • 15 February 2020 - 14:21
Zbulohen imazhet e para të koronavirusit në mikroskop

Laboratory Rocky Mountain (RML) pranë Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, zbuloi disa nga imazhet e para të SARS-CoV-2, koronavirusit të ri që ka infektuar mbi 60,000 njerëz dhe ka vrarë 1.370 të tjerë.

Sipas ekspertëve, viruset janë blloqe infektive të vogla, të cilat përbëhen nga ADN ose ARN, të mbështjella brenda një shtrese proteinike, dhe janë shumë të vogla për tu parë nga një mikroskop normal.

Ekspertët e laboratorit morën mostrat nga një pacient amerikan i infektuar me COVID-19 (emri i ri për sëmundjen e shkaktuar nga SARS-CoV-2) duke përdorur dy lloje të ndryshme të mikroskopëve me rezolucion të lartë – mikroskopin elektronik skanues dhe mikroskopi elektronik i transmetimit.

Virusi SARS-COV-2 duket i ngjashëm me koronavirusin e sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV), e cila u shfaq në vitin 2012 dhe sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (SARS-CoV), i cili u shfaq në 2002.

Imazhet e publikuara të tre virusëve, po thuajse janë të ngjashme sepse të tre këta viruse janë në të njëjtën familje të “koronavirusëve”, të cilat emërtohen për pamjen e tyre në formë kurore. 

(Kosova Sot Online)