Mposhteni lodhjen e muskujve!

  • 16 February 2020 - 15:07
Mposhteni lodhjen e muskujve!

Kur të ndjeni se lehtë po lodheni, pa marrë parasysh a po ushtroni apo jo, kur gjithnjë e më shumë po mbeteni pa frymë, është koha ta shtoni konsumimin e karbitinës në organizëm, ja dhe pse. Çfarë është karnitina? Karnitina ose vitamina B20 ndikon në shkrirjen e yndyrave në organizëm, muskujve u siguron energji dhe ndikon në funksionimin më të mirë të organizmit. Trupi ynë mundet vetë ta prodhojë këtë vitaminë, por jo aq sa nevojitet, sidomos nëse jemi aktiv fizik apo nëse i ekspozohemi lodhjes në natyrë.

SI NDIKON KJO VITAMINË?

Karnitina mundëson transportin e acideve yndyrore deti te mitokondria. Pa këtë vitaminë, ato nuk mund të funksionojnë si duhet, kështu që energjia ngec. Puna e ngadaltë e mitokondrisë përshpejton procesin e plakjes. Në mënyrë që t'i ndihmojnë organizmit tonë, që sa më mirë të djegë yndyrat dhe kaloritë dhe t'i shndërrojë në energji, ekspertët këshillojnë që të konsumohet sa më shumë kjo vitaminë, që është përbërës ushqyes që nxit djegien e kalorive dhe shndërrimin e tyre në energji. Zemra varet prej tyre, sepse acidet yndyrore janë burimi kryesor i energjisë për muskujt e zemrës. Sasia ditore e sugjeruar e "L crnitina" është 1-3 gramë.

(Kosova Sot Online)