Zbulohet biomarkeri për parashikimin e rrezikut për depresion

  • 17 February 2020 - 12:02
Zbulohet biomarkeri për parashikimin e rrezikut për depresion

Të dhënat e reja tregojnë se amigdala, pjesa e trurit që është përgjegjëse për memorie, emocione dhe për marrjen e vendimeve, po ashtu ka rëndësi të madhe edhe për paraqitjen e depresionit. Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti "Duke" kanë zbuluar biomarkerin i cili mundëson parashikimin e rrezikut nga paraqitja e depresionit dhe ankthit.

Reagimet e fuqishme të amigdalës te nivelet e larta të stresit mund të tregojnë për një rrezik të shtuar nga paraqitja e depresionit dhe sëmundjeve të tjera psikike. Shkencëtarët shkruajnë se, në këtë mënyrë, është e mundshme që të rriten gjasat për parashikimin e depresionit deri në disa vjet para se ai të paraqitet. Sipas tyre, amigdala mund të shërbejë edhe si biomarker për parashikimin e Çrregullimit të stresit post traumatik (PTSD).

(Kosova Sot Online)