Ilaçi më i mirë natyral kundër gripit

  • 18 February 2020 - 10:10
Ilaçi më i mirë natyral kundër gripit

Gripi ka arritur, por edhe koha ndikon në përhapjen e tij. Gjëja kyçe në ruajtjen e shëndetin në kushte të tilla është imuniteti i fortë, por receta të cilin ua sjellim ndikon fort kur t’ju sulmojë gripi. Receta ndoshta nuk është më e shijshmja në botë, por besoni, pasi ta keni konsumuar do të ndiheni sikur të keni konsumuar një bombë energjike, e trupi juaj do të fitojë një armë të re kundër viruseve. Përgatiteni këtë pije, e vendosni në frigorifer dhe e pini tri deri katër gota në ditë dhe do të ndiheni si të rinj.

 Receta për ilaçin natyral kundër gripit:

 - 3 gota lëng nga portokajtë e freskët

 – 1/3 e gotës lëng limoni

 – 2 lugë mjaltë

 – 4 thelpinj të hudhrës

 – 1/2 e lugës kurkumë

 – ½ e lugës speca pikant

 – 2 lugë xhenxhefil të copëtuar.

Të gjithë përbërësit i vendosni në blender, i përzieni derisa të merrni një formë të lëngut. Detyrimisht ta mbani në frigorifer dhe në kavanoz prej qelqi.

(Kosova Sot Online)