Vera e zezë ndihmon kundër osteoporozës

  • 18 February 2020 - 10:13
Vera e zezë ndihmon kundër osteoporozës

Hulumtimi, i cili kishte përcjellë marrëdhënien midis ushqimit dhe rrezikut para ushqimit dhe gjatë ushqimit, ka zbuluar se sasi të moderuara të verës shtojnë dendësinë e eshtrave në palcën e kurrizit. Por, ajo që është interesante është se pijet e tjera alkoolike, si birra dhe pijet e rënda, nuk e kishin të njëjtin efekt. Rezultatet, sipas "Telegraph", vijnë nga hulumtimet ku kishin marrë pjesë rreth 1.000 persona, më të moshuar se 50 vjeç.

Edhe pse disa studime kanë theksuar se si alkooli mund të ketë efekt mbrojtës, alkoolizmi në fakt është njëri ndër faktorët kryesorë që dobëson eshtrat. Një nga tri femra dhe një nga dymbëdhjetë meshkuj preken nga kjo sëmundje. Femrat të cilat përdorin ilaçe steroide, konsumojnë duhan apo kanë histori familjare të sëmundjes, janë më të prira për t'u prekur nga kjo sëmundje.

(Kosova Sot Online)