Zbulohet çaji që vret kancerin

  • 18 February 2020 - 15:11
Zbulohet çaji që vret kancerin

Vetitë shëruese të këtij lloji të çajit njihen qëmoti, mirëpo risia për të gjithë ne është se ky lloj i ajit vret qelizat e kancerit. Kjo do të mund të ndikonte në prodhimin e ilaçeve të reja për ta luftuar këtë sëmundje. Së fundi është zbuluar se një përbërës nga çaji i gjelbër vret qelizat e kancerit në gojë, e qelizat e shëndosha më pas mbesin të paprekura. Tash e një kohë të gjatë është vërtetuar se ky lloj i çajit është shërues, e tani shkencëtarët e kanë zbuluar edhe arsyen. Ky zbulim, shpresojnë shkencëtarët, do t'i dërgojë në trajtime të reja në shërimin e kancerit të gojës, por edhe për format e tjera të kancerit.

Shkencëtarët nga "Penn State Univesity" në Amerikë kanë zbuluar një përbërës unik dhe shumë interesant, që njeh edhe qelizat e prekura apo të dëmtuara. Hulumtimet kanë vërtetuar se substanca e emërtuar "epigalokatehin-3-galat"(EGCG), përbërës nga çaji i gjelbër, vret qelizat e kancerit në gojë, duke mos i dëmtuar qelizat e shëndetshme me atë rast. Çaji i gjelbër qetëson nervat, por edhe është i efektshëm për ata që janë në dietë. Shkencëtarët besojnë se substanca "EGCG" nxit procese të ndryshme në mitokondri - organelet që prodhojnë energjinë - që sjell deri te vdekja e qelizave, e me atë rast "godet" vetëm qelizat e sëmura. 

(Kosova Sot Online)