Kur të ndjeni se do të "pëlcisni", kështu mund të qetësoheni

  • 20 February 2020 - 09:43
Kur të ndjeni se do të

Askush nuk e ka jetën pa stres, por mjekët me siguri se e kanë jetën me më së shumti stres, pasi që çdo ditë shpëtojnë jetë njerëzish, por edhe takojnë lloj-lloj njerëzish. Pikërisht për këtë u besojmë në fjalën, kur sugjerojnë se këto këshilla qetësojnë në situata të krizës.

MERRNI FRYMË ME QËLLIM

Shumica këtë e quajnë ndihmë të shpejtë: përqendrohuni kudo të jeni. Nuk ka lidhje nëse jeni në këmbë, ulur apo shtrirë, ndjeni se si pjesët e trupit tuaj prekin tokën… vetëm ndjeni si jeni të bashkuar me tokën. Në fillim merrni frymë në mënyrë natyrale, që shumë shpejt të merrni frymë katër here duke i thënë vetes 'Unë jam'. Më pas katër herë merrni frymë thellë, derisa vetes i thoni, 'I qetë'. Përsëriteni 'Unë jam… I qetë'. Bëjeni këtë për dy minuta.

PREKNI PIKAT E PRESIONIT

Pika kyçe të akupunkturës në kokë, fytyrë dhe duar janë të vendosura në shqisat nervore, e nëse i shtypni mund ta qetësoni sistemin nervor. Provoni të shtypni pjesën e dorës dhe gishtit tregues.

DËGJONI MUZIKË QETËSUESE

Ritmi i brendshëm i trupit lehtë mund të lidhet me trimin e jashtëm të muzikës, thuajse jeni në det dhe në mënyrë automatike filloni të merrni frymë më ngadalë. E njëjta gjë ndodh edhe me muzikën.

VALLËZONI

Hulumtimet kanë vërtetuar se romanca ul prodhimin e hormoneve që lidhen me stres, e shumica vallëzimin e cilësojnë si romantik.

(Kosova Sot Online)