Dardhat dhe fasulja ju mbajnë të ngopur dhe më lehtë humbni në peshë

  • 20 February 2020 - 09:47
Dardhat dhe fasulja ju mbajnë të ngopur dhe më lehtë humbni në peshë

S humica e njerëzve konsumon vetëm 25 nga 35 gr fibra, aq sa i nevojiten trupit. Mungesa e fibrave është nxitës për mbipeshë, diabet, sëmundje të zemrës. Nëse dëshironi të keni tretje të rregullt dhe të shëndetshme, që sidomos është me rendësi për ata që dëshirojnë të humbin në peshë, me rendësi është të konsumojnë ushqime që posedojnë fibra.

Me karbohidrate, pemë dhe perime lehtë humbet në peshë, shëndetshëm dhe pa dëme. Nëse jeni të gatshëm në dietë, kini vëmendjen në artikujt e pasur me fibra të tretshme dhe shtoni konsumimin e tyre. Midis tyre janë edhe: elbi, mollët, portokajtë, dardhët, dredhëzat, arrat, lajthitë, farat e lirit, fasulja, boronicat, trangujt, selino dhe karotat. Me fibra jo të tretshme të pasura janë: drithërat, farat, arrat, orizi i vrugët, kungulleshkat, brokoli, lakrat, qepa, domatja, perimet me gjethe të gjelbër, rrushi.

TOP 2 ARTIKUJT E PASUR ME FIBRA QË JU MBAJNË TË NGOPUR DHE NDIHMOJNË TË HUMBNI NË PESHË

Mollët dhe dardhat konsumohen me lëvore Një mollë përmban rreth 4 gr fibra e një dardhë deri në 6 gr fibra. T'i konsumoni me lëvore, ndihmojnë në mbrojtjen e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe mbrojnë prej kancerit

NJË GRUSHT FASULE PËR SHËNDET

Fasulja ju mban të ngopur. Janë të pasura me fibra dhe një grusht fasule posedon rreth 4 gr fibra.

(Kosova Sot Online)