5 lloje të pemëve dhe perimeve, që duhet shmangur nëse dëshironi të humbni në peshë

  • 20 February 2020 - 10:14
5 lloje të pemëve dhe perimeve, që duhet shmangur nëse dëshironi të humbni në peshë

Pemët dhe perimet janë në grupin e ushqimeve të shëndetshme, të cilat do të duhej t'i konsumojmë për çdo ditë. Por, kjo nuk do të thotë se mund t'i konsumojmë në sasi të pakufizuara. Sidomos nëse kujdeseni për linjën e trupit apo jeni në dietë, kënaqësinë në konsumimin e tyre duhet kufizuar.

PEMËT E THARA

Pemët e thara janë të shëndetshme. Por, shkaku i procesit specifik të trajtimit dhe marrjes së lëngut nga fryti, bëhet fjalë edhe për artikuj me shumë kalori. Në 100 gramë rrush, gjenden rreth 500 kalori, kështu që kënaqësitë duke i konsumuar duhet kufizuar.

PEMËT E KONSERVUARA

Në procesin e konservimit shtohen aditivë, sheqer dhe kemikate, të cilat e shtojnë vlerën kalorike të prodhimit. Nganjëherë më lehtë është të gjejmë pemë ekzotike të konservuara se sa të freskëta. Mbani në mend se në 100 gramë të frytit të freskët të ananasit janë rreth 50 kalori, e në të njëjtën sasi të konservuar dyfish më shumë.

AVOKADO

Në këtë pemë të gjelbër tropikale gjenden acide esenciale yndyrore të cilat e mbrojnë sistemin e gjakrrjedhjes dhe zemrën. Por, në 100 gramë avokado gjenden edhe rreth 160 kalori, që është rreth katër herë më shumë se në të njëjtën sasi të mollëve. Cilën do ta konsumonit?

PATATJA E ËMBËL

Patatja e ëmbël është burim i mirë për vitamina A dhe C, si dhe substancave të tjera ushqyese. Në 100 gramë të patates së ëmbël të zier gjenden rreth 86 kalori, e ky numër dyfishohet, nëse prej tij dëshironi të përgatisni pire me qumësht shtesë, vaj dhe kripë. Në vend të kësaj, përcaktohuni për perime me gjethe të ëmbël, ku në 100 gramë janë vetëm 20 kalori.

LËNGJET INDUSTRIALE NGA PEMËT DHE PERIMET

Lëngjet natyrale janë zgjidhje e mirë për njerëzit që nuk kanë kohë dhe mundësi t'i konsumojnë të freskëta frutat e pemëve dhe të perimeve. Por, kur blini prodhime të tilla, duhet t'i lexoni udhëzimet. Në lëngjet industriale gjendet shumë sheqer të fshehur dhe kripë, të cilat shtojnë vlerat kalorike të lëngjeve.

(Kosova Sot Online)