Kungulli ndikon në disponim të mirë

  • 20 shkurt 2020 - 15:02
Kungulli ndikon në disponim të mirë

Mos lejoni që koha e zymtë që mbretëron përjashta të ndikojë në disponimin tuaj. Kungulli ju ndihmon që buzëqeshjen tuaj ta mbani gjithë ditën në fytyrë. E pasur me vlerat e saj ushqyese, kungulli ju mundëson jo vetëm punë të mirë të zorrëve, por edhe të jeni në disponim. Kungulli përmban aminoacidet që nxitin sekretimin e serotoninës në organizëm. Për të gjithë ata që nuk e dinë, serotonina është hormon që krijon disponim të këndshëm dhe të mirë.

Kungullin mund ta hani të pjekur, të zier apo si dhesë për ndonjë gjellë. Mënyra më e thjeshtë për ta konsumuar është ta piqni në furrë. Kungullin e pjekur mund ta hani në mëngjes, para ose në vend të kafjallit. Është shumë ushqyese dhe ju ndihmon të jeni të ngopur, e nga ana tjetër ndikon të jeni me vullnet të mirë. Njerëzit, të cilët kishin rënë nën depresion dhe tek ata ishin vërtetuar edhe ankthet, kanë pohuar se kungulli ju kishte ndihmuar që të zgjidhin problemet e tyre psikike. Edhe farat e kungullit janë të pasura me shumë përbërës ushqyes. 

(Kosova Sot Online)