Ushqimin përshtateni me vitet

  • 21 shkurt 2020 - 12:42
Ushqimin përshtateni me vitet

Organizmi i femrave me kalimin e viteve ndryshon, e paralel me këtë duhet përshtatur edhe ushqimin. Derisa jeni në moshën tridhjetë vjeçe, jeni të afta t'i përshtateni cilitdo ushqim, e më pas gjërat sa vijnë e vështirësohen. Kur ta kaloni atë kufi, ushqimi juaj do të duhet të përmbajë më shumë hekur, acid folik dhe kalcium.

Për shembull, organizmit i nevojiten së paku 18 miligramë hekur në ditë, në mënyrë që të mbrohet nga mungesa e gjakut dhe për ta mbajtur të fortë sistemin imun. Për femrat, të cilat janë në të dyzetat, menyja duhet të përfshijë sa më shumë fibra, kalium, kalcium dhe ushqim me pak kalori. Femrat në të pesëdhjetat dhe ato në të gjashtëdhjetat vuajnë nga hormonet. Detyrimisht duhet të marrin vitamina B, vitaminë kjo e cila ua mbron zemrën, pastaj të marrin antioksidues, kalcium, vitamina D.

(Kosova Sot Online)