6 ushqimet, që nxitin djegien e kalorive

  • 21 February 2020 - 13:29
6 ushqimet, që nxitin djegien e kalorive

Vetëm ushtrimet në palestër nuk janë e vetmja mënyrë për djegien e kalorive. Përshpejtoni metabolizmin tuaj që të digjni më shumë kalori për çdo ditë! Këto gjashtë ushqime e bëjnë mrekullinë.

FARAT "CHIA"

Bima "Chia" është përdorur si një ushqim mjekësor në Amerikën Jugore dhe atë Qendrore dhe nga shumë kultura të tjera për ta parandaluar diabetin, mbipeshën dhe sëmundjet kardiovaskulare. Është e pasur me yndyra të shëndetshme që luftojnë inflamacionet, proteina dhe fibra, e këto fara po ashtu ndihmojnë që të ndiheni të ngopur. Një lugë e vogël e kësaj bime të fuqishme ofron rreth 2.500 miligramë të aminoacideve omega-3, 4.5 gramë fibra, tre gramë me proteina dhe fitonutriente.

XHENXHEFILI

Shpeshherë i referohen si "ilaçi universal" e konsumimi i xhenxhefilit posedon substanca kundër inflamacioneve, rregullon hipertensionin dhe stimulon traktin gastrointestinal. Substancat pikante lehtësojnë urinë, shtojnë djegien e yndyrës e po ashtu mund të përdoret edhe si ilaç shtëpiak për të zbutur simptomat e atyre që anohen prej traktit digjestiv, përfshirë kapsllëkun, fryrjet.

KANELLA

Kanella është një bimë, e cila nxit metabolizmin, si dhe është vërtetuar se e ndihmon trupin tuaj në bllokimin e absorbimit të glukozës, si dhe shton aksionin e insulinës që të pastrojë sheqerin nga gjaku juaj. Përbërësit e saj që luftojnë inflamacionet ndikojnë edhe në mbipeshë. Është vërtetuar se ngadalëson zbrazjen gastrite, që e stabilizon nivelin e sheqerit në gjak.

ÇAJI I GJELBËR

Kur bëhet fjalë për humbjen në peshë dhe djegien e kalorive, çaji i gjelbër posedon një numër të madh të dobive që së bashku me çajin e zi dhe kafenë e shndërrojnë në një superpije për ta përshpejtuar metabolizmin. Kafeina, të cilën e posedon çaji i gjelbër, shton energjinë dhe oksidimin e yndyrave, duke aktivizuar sistemin nervor, përderisa polifenolet ndikojnë në humbjen në peshë. 

MANAFERRAT

Manaferrat janë të pasura me polifenole, të cilat sulmojnë sëmundjetsubstancë kjo e cila po ashtu sjell edhe shumë dobi të tjera në mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular. Këto efekte sidomos vërehen më shumë te boronicat e kuqe, dredhëzat dhe boronicat. Studimet sugjerojnë se këto substanca ndikojnë të humbni në peshë, ta luftoni mbledhjen e yndyrës, si dhe t'i luftoni inflamacionet dhe shkaktarët e diabetit.

VEZËT

Vezët janë një superproteinë. Janë të pasura me nëntë aminoacidet, për të cilat trup i ka nevojë. Është vërtetuar se njerëzit, të cilët konsumojnë vezë për kafjall ndihet në ngopur më shumë gjatë ditës, reduktojnë ushqimet tjera kalorike gjatë ditës dhe humbin në peshë. Studimet kanë vërtetuar se konsumimi i kafjallit të pasur me proteina ndikon në zvogëlimin e oreksit në pjesën tjetër të ditës.

(Kosova Sot Online)