Rokola është antibiotik dhe afrodiziak N i shkëlqyeshëm

  • 21 February 2020 - 16:59
Rokola është antibiotik dhe afrodiziak N i shkëlqyeshëm

Rokola (lat. Eruca sativa) është bimë mesdhetare me gjethe të gjelbra dhe nga pak shije pikante. Mund të konsumohet si e vetme, e erëzuar me vaj dhe uthull.

Sallata nga sokola mund të përgatitet me qepë dhe hudhër si dhe domate. Rokola kryesisht përbëhet prej ujit dhe posedon shumë karbohidrate dhe proteina. Rokola është bimë cilësore, shëruese, me shumë vitamina C, minerale, e sidomos është e pasur me hekur. Posedon edhe fibra. 

PËRBËRËSIT QË E BËJNË AFRODIZIAK

Gjethet e saj përmbajnë edhe vaj eterik dhe materie kundër baktereve, prandaj sokola konsiderohet si antibiotik natyral. Është e mirë kundër ftohjes dhe kollës, rregullon tretjen dhe freskon organizmin.

RUAJTJA NË FRIGORIFER

Rokola e mirë i duron temperaturave të thata të ftohtët, prandaj edhe mund të prodhohet gjithë vitin. Menjëherë ta përdorni të freskët, sepse nëse qëndron humb përbërësit, sidomos vitaminat C. Ruajeni në frigorifer, në enën e mbyllur hermetikisht më së gjati tri ditë.

(Kosova Sot Online)