Fytyra ju tregon atë që duhet të dini për shëndetin e zemrës tuaj

  • 23 February 2020 - 09:04
Fytyra ju tregon atë që duhet të dini për shëndetin e zemrës tuaj

Ekspertët janë duke zhvilluar teknologjinë më të re që do të mund ta diagnostikonte sëmundjen e zemrës, duke zbuluar ndryshimet bazë në ndryshimin e ngjyrës së lëkurës së fytyrës me ndihmën e algoritmeve dhe kamerave.

"Kjo teknologji posedon potencialin e identifikimit dhe diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës me ndihmën e mbikëqyrjes përmes videove, pa pasur kontakt", thotë Jean-Philippe Couderc nga universiteti "Rochester Medical Center".

Përmes këtyre pajisjeve, ekspertët thonë se mund të zbulojnë krejtësisht ndryshime subtile në ngjyrën e lëkurës së fytyrës që tregojnë në rrjedhjen jo të duhur të gjakut. Një çrregullim si ky shpeshherë kalon pa u vërejtur fare, pasi që simptomat si plogështia dhe dhimbjet e kokës, nuk dhurojnë edhe aq brengë të madhe.

Pikërisht për këtë arsye, rreth 30 për qind e njerëzve as nuk e dine se vuajnë nga ky problem. Nëse nuk shërohet ky çrregullim, atëherë mund të pasojë trashja e gjakut, apo droçkat, që mund të shkaktojnë sulm në zemër. Teknologjia përdor softuerin që skanon fytyrën, që nuk mund të vërehet me syrin e lirë. Krejt çfarë nevojitet të bëjë pacienti është të qëndrojë i qetë 15 sekonda.

(Kosova Sot Online)