Këmbët dhe duart po ju mërdhijnë? Zbuloni problemet tuaja shëndetësore

  • 23 February 2020 - 10:48
Këmbët dhe duart po ju mërdhijnë? Zbuloni problemet tuaja shëndetësore

Gishtërinjtë e ftohtë në duar dhe në këmbë më shpesh shfaqen te femrat, dhe kjo është krejt normale pasi që gjatë procesit trupi mban temperaturën e trupit. Por, nëse kjo ju ndodh shumë shpesh, kjo mund të jetë simptomë në problemet tjera shëndetësore ANEMIA Nëse pos duarve të ftohta ndjeni edhe simptoma tjera, si lodhje, dhimbje koke dhe plogështi, nuk do të ishte keq ta matni nivelin e hekurit në gjak.

DIABETI

Ndjenja e të ftohtit dhe dridhjet nëpër duar dhe shputa mund të jenë shenja e parë e diabetit. Sëmundja e sheqerit lë pasoja në qarkullimin e gjakut, si dhe në sistemin nervor kështu që shpeshherë mund ta dalloni në këtë mënyrë. Nëse pos duarve të ftohta ndjeni edhe etje, hani shumë e nuk shtoni në peshë, detyrimisht kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak.

STRESI

Stresi po ashtu mund të jetë shenjë apo shkaku se ndjeni të ftohtë në duar dhe në këmbë. Në fakt, stresi shton prodhimin e adrenalinës, hormone ky që prodhohet në gjëndrat e veshkave, që tkurrë enët e gjakut. Me vetë këtë proces ngadalësohet qarkullimi i gjakut, prandaj këmbët dhe duart ftohen si pasojë e qarkullimit të dobët të gjakut.

(Kosova Sot Online)