Bashkë me çamçakëzë, hamë edhe plastikë!

  • 24 February 2020 - 11:51
Bashkë me çamçakëzë, hamë edhe plastikë!

Ndoshta do të mendoni se, meqë nuk i gëlltisni, çamçakëzët janë të sigurt, por edhe me përtypje në organizëm depërtojnë të gjithë përbërësit e tyre. Çamçakëzi i parë është patentuar në SHBA në vitin 1869, nga ana e stomatologëve. Por, sot ata janë bërë aq të preferuar, sa që thuajse të gjithë i përtypin ata. Tash vonë është zbuluar se çamçakëzët pa sheqer përmbajnë aspartam, i cili quhet edhe "helmi i ëmbël".

Por, tani, kur është bërë e ditur se çamçakëzët përmbajnë edhe plastikë, gjërat janë bërë shumë më serioze. Baza e gomës (për çka edhe çamçakëzi quhet edhe gomë përtypëse) e cila mundëson elasticitetin dhe mostretjen e çamçakëzit, mund të jetë natyrore, por edhe artificiale. kohëve të fundit, në 99,99% të rasteve, ajo është artificiale. Pra, nëse vazhdoni që të konsumoni plastikë, vetëm urdhëroni. A e dini se ka kafshë të cilat, po ta gëlltitnin edhe vetëm një çamçakëz, do të ngordhnin?

(Kosova Sot Online)