Ilaçet natyrore kundër shtypjes së lartë të gjakut

  • 24 February 2020 - 13:36
Ilaçet natyrore kundër shtypjes së lartë të gjakut

Shtypja e lartë e gjakut është një faktor i rrezikut, i cili nuk ka simptoma të veçanta, prandaj edhe duhet të matet rregullisht. Ek- Tri herë në ditë duhet pirë nga një gotë të lëngut të saposhtrydhur të mollës, apo të portokallit, apo tri herë në ditë duhen pirë dy lugë uthull molle, të përzier me një gotë ujë. - Grini dhe bluani gjysmë kile limon, shtoni 0,5 kg sheqer dhe lini që të qëndrojnë 10 ditë në një kavanoz qelqi. Çdo mëngjes konsumojeni nga një lugë të kësaj përzierjeje në mëngjes, në të esëll. - Një thelb i shtypur i hudhrës duhet të qitet në një gotë alkool, të lihet që të qëndrojë 48 orë, më pas nga 20 pika të kësaj tretësire të qitet në çajin e përzier nga Melissa officinalis, sherbela dhe anzhelika (lloj bime). - Dy qepë të shtypura të qiten në një gotë me sherbet (me 100 g sheqer).

Të pihet tri herë në ditë nga një lugë. - Një hudhër e madhe, e pastruar, të zihet 10 minuta në një gjysmë litri ujë. Kur të ftohet, shtohet lëngu i 2-3 limonëve dhe vendoset në një shishe të qelqtë. Në mëngjes, në të esëll, pihet nga një gotë e vogël. - 400 g kokërr të hikërrorit dhe 200 g tërshërë duhen përzier mirë. Në një litër ujë shtoni 200 g të kësaj përzierjeje, nxeheni në zjarr të qetë, e sapo të vlojë, hiqeni nga shporeti. Pas 15 minutave kullojeni dhe pijeni gjatë ditës, në vend të ujit. - Pesë gramë të frytit të imtësuar të murrizit të zihen gjysmë ore në 1 litër ujë, të kullohen dhe të pihet uji gjatë ditës. - Dy lugë gjethe dhe rrënjë të imtësuara të majdanozit të përvëlohen me 2 decilitra ujë dhe të zihen për 10 minuta. Më pas duhet të kullohet uji dhe, pasi që të ftohet, të pihet tri herë në ditë nga një lugë. - Me konsumimin e përditshëm të një grushti bajamesh të freskëta mund të arrini shumë në aspektin e mbajtjes nën kontroll të shtypjes së gjakut.

Speci djegës pa dyshim se është njëri ndër ushqimet që më së shpejti e ulë shtypjen e lartë të gjakut. Kjo perime i zgjeron enët e gjakut dhe ndihmon qarkullimin e tij, gjë që si pasojë ka uljen e shtypjes së gjakut. Përzieni një a dy lugë të çajit biber djegës në ujë të ngrohtë, e më pas shtoni mjaltë dhe aloe vera. Kështu do ta fitoni një ilaç të fortë shtëpiak kundër shtypjes së lartë të gjakut.zistojnë gjësende ushqimore, të cilat ndihmojnë në mbajtjen e shtypjes nën kontroll.

(Kosova Sot Online)