Anemikët janë kronikë të lodhur

  • 24 February 2020 - 17:20
Anemikët janë kronikë të lodhur

Mungesa e hekurit, mund ta sjellë organizmin e njeriut deri te çrregullimet serioze. Molisja e përgjithshme, zbehja në fytyrë, lodhja, janë shenjat e para që tregojnë në mungesën e hekurit. Nëse jeni të molisur, të lodhur apo të zbehur, do të ishte mirë ta kontrolloni sasinë e hekurit në gjak. Zakonisht problem me mungesën e hekurit në gjak kanë më shumë femrat sesa meshkujt.

Femrat midis moshës 19 deri në moshën 50-vjeçare brenda ditës duhet të konsumojnë 18 miligramë hekur, ndërsa gjatë shtatzënisë rreth 27 miligramë. Në periudhën gjatë dhënies së gjirit, sugjerohen vetëm nëntë miligramë në ditë, ndërsa pas ditëlindjes së 50-të, brenda ditës nevojiten tetë miligramë. Spinaqi është burim i njohur i hekurit, e po ashtu edhe lulelakra, brokoli, fasulja, dhe bizelet. Nëse pas ushqimit konsumohet një gotë lëng portokalli, do të absorbohet një përqindje e madhe e hekurit. Mungesa e hekurit ndërlidhet me lodhje të shtuar. 

(Kosova Sot Online)