Përse duhet të konsumoni drithëra për kafjall?

  • 25 February 2020 - 11:02
Përse duhet të konsumoni drithëra për kafjall?

Nëse ndjeni urinë shumë shpejt pas kafjallit, ka shumë gjasa që nuk jeni përcaktuar për ushqimin e duhur? Hulumtimi më i ri i publikuar në revistën "Annals of Nutrition & Metabolism", zbulon se flluskat janë zgjidhja më e mirë, sepse ju mbajnë të ngopur për kohë më të gjatë dhe ndihmojnë në pakësimin e kalorive gjatë ditës. Ekspertët kishin ndarë 36 meshkuj dhe femra në 3 grupe, varësisht nga lloji i kafjallit. Gjatë tri orëve të ardhshme ishte vërtetuar sa ishin të uritur, pasi që ekspertët ua kishin matur nivelin e glukozës dhe insulinës.

Në bazë të ekspertëve, personat që për kafjall kishin konsumuar flluska, gjatë ditës më pak e kishin ndjerë urinë, si dhe 31 për qind më pak kalori kishin marrë gjatë asaj kohe. Trupit i nevojitet më shumë kohë për tretjen e flluskave. Studimet e tjera kanë treguar se flluskat mund të ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës dhe sëmundjeve si diabeti, tipi 2 dhe stabilizojnë nivelin e kolesterolit në gjak.

(Kosova Sot Online)