Recetat shëruese të të parëve tanë

  • 25 shkurt 2020 - 13:20
Recetat shëruese të të parëve tanë

Sa herë t'ju dhembë koka apo barku, nuk keni pse të vraponi në barnatore, por në kuzhinën tuaj kërkoni ilaçet natyrale, që janë përdorur nga gjyshërit tanë.

PËR TRETJE TË MIRË

Dhimbjet në abdomen shpeshherë shfaqen si pasojë e infeksionit të lukthit dhe të zorrëve. Për zbutjen e tyre përdorni: Lëngun nga gjethet e dellit Gjysmë kilogrami gjethe të bimës së quajtur dell e pastroni mirë, e copëtoni imët dhe e hidhni në blender. Lëngun e përzieni me mjaltë dhe e merrni tri herë në ditë nga një lugë.

PEZMATIMI I FYTIT

Shkaku i ftohjes virusale, të dridhurat e shumta të zërit apo shkaku i ajrit të tharë, fyti pezmatohet. Për t'u shëruar ju ndihmon: Trumza me mjaltë Një lugë me gjethe të thara dhe të copëtuara të trumzës i përzieni me një gotë me ujë të vluar. Më pas e mbuloni këtë gotë dhe e lini të qëndrojë për pesë minuta. Më pas ia shtoni dhe një lugë mjaltë dhe e shpëlani fytin katër deri pesë herë në ditë.

DIARREJA

Diarreja shfaqet në momentin kur organizmi provon të heqë qafe bakteret, viruset dhe aditivët e ndryshëm nga ushqimet që kanë arritur në organet për tretje. Në situata të tilla duhet ta qetësoni barkun dhe ta ripërtërini florën e zorrës. Në këtë ju ndihmon: Molla e zier Qërojeni dhe pastrojeni mollën, e preni në rriska dhe e zieni derisa të zbutet. E hani një mollë në ditë.

INFEKSIONI I FSHIKËZËS

Ky problem shëndetësor shfaqet si në verë po ashtu në dimër. Infeksionin e shkaktojnë bakteret, e njihet në bazë të presionit në fshikëz apo në djegien gjatë urinimit. Për ta kaluar këtë gjendje, ju nevojitet: Lëngu i boronicave të kuqe Për çdo ditë pini deri tri litra lëng të boronicës, përbërësit e së cilës vrasin bakteret, duke mos lejuar përhapjen e tyre. Pini edhe dy litra e gjysmë, përmes të cilave do ta përshpejtoni hedhjen e baktereve.

DHIMBJET E KOKËS

Dhimbjet e kokës shfaqen për shumë arsye, e shkaktarët më të shpeshtë janë lodhja, pagjumësia, mbajtja keq e pozitës së trupit dhe qafës, problemet me shikimin, shtypja e lartë e gjakut. Për zbutjet e dhimbjeve të kokës ju ndihmon: Hudhra Qëroni disa thelb të hudhrës, e vendosni në kapakët e syve dhe shpëlani fytyrën pas 15 minutave.

(Kosova Sot Online)