Magnezi i domosdoshëm për shëndetin

  • 25 shkurt 2020 - 15:16
Magnezi i domosdoshëm për shëndetin

Magnezi luan rol të rëndësishëm në metabolizmin e njeriut. Nevojitet në sasi prej 300 deri 420 mg në ditë, varësisht nga mosha dhe gjinia (meshkujt kanë më shumë nevojë për magnez në krahasim me femrat), e doza zyrtare e nevojshme është 375 mg është shumë i rëndësishëm edhe për personat që vuajnë nga diabeti, sepse luan rol të rëndësishëm në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

I RËNDËSISHËM PËR ESHTRA, DHËMBË DHE MUSKUJ

Rreth 60 për qind e magnezit të përgjithshëm gjendet në eshtra. Por, magnezi nuk ka vetëm rol strukturor, por është i domosdoshëm edhe për absorbimin e kalciumit dhe ndërtimin tij në eshtra. Mungesa e magnezit në organizëm lidhet me shumë simptoma të lodhjes së muskujve. Magnezi është i nevojshëm për mbajtjen si duhet të nivelit të oksigjenit në organizëm, si dhe përdorimin e energjisë. Mungesa e tij po ashtu sjell mungesën e kaliumit që është kyç në transportin e energjisë në qeliza.

NEVOJAT PËR MAGNEZ SHTOHEN GJATË SHTATZËNISË

Vetitë e magnezit vijnë në shprehje gjatë shtatzënisë. Mungesa e magnezit ndërlidhet me kapsllëk. Nëse këtë mineral e keni në sasi të nevojshme gjatë shtatzënisë, ai zbut ngërçet e muskujve.


(Kosova Sot Online)