Sa shpesh e pastroni gjuhën tuaj? Nëse nuk e bëni, rrezikoheni nga baktere të rrezikshme

  • 26 February 2020 - 10:04
Sa shpesh e pastroni gjuhën tuaj? Nëse nuk e bëni, rrezikoheni nga baktere të rrezikshme

Pastrimi i dhëmbëve është shprehi e përditshme dhe e shëndetshme. Por, kur t'i pastrojmë dhëmbët, kujdes duhet kushtuar edhe gjuhës. Arsye ka të shumta për këtë. Kur të mendoni në higjienën e gojës, me siguri se së pari mendoni në dhëmbët.

Por, ajo që nuk guxoni ta anashkaloni është - gjuha. E pastrimi i gjuhës, duhet pranuar, për të gjithë njerëzit nuk është edhe aq praktikë e rregullt. Por, pikërisht këtu qëndrojnë shumë probleme. Gjuha është organ që për çdo ditë ju ekspozohet goditjeve nga bakteret, mikroorganizmave që i konsumojmë përmes ushqimit, me pije. 

Higjiena jo e rregullt e gjuhës është shkasi i aromës së keqe të gojës. Këta mikroorganizma që gjenden në hapësirën e ngrohtë të gjuhës për 80 deri 95 për qind janë fajtor për infeksionin e sistemit respirator. Po ashtu, mospastrimi i gjuhës mund të jetë përgjegjës për sëmundjet kardiovaskulare, problemet me tretje, infeksionin e mushkërive, jopjellorinë, osteoporozën dhe kariesin. Kur të ftoheni, gjuhën duhet pastruar disa here në ditë. Pos se me paste të dhëmbëve, mund të shtoni edhe pak sodë bikarboni.

(Kosova Sot Online)