Rreziqet nga migrena me aurë

  • 26 February 2020 - 17:11
Rreziqet nga migrena me aurë

Ekipi i shkencëtarëve nga Instituti i Kembrixhit ka identifikuar të ashtuquajturin gjenin e migrenës dhe me këtë rast ka zgjuar shpresën për gjetjen e ilaçit kundër kokëdhimbjeve. Se sa i rëndësishëm është ky zbulim tregojnë të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe sipas tyre çdo i teti person ka sulme të migrenës dhe se të dyja gjinitë goditet në mënyrë të barabartë. Për fat të keq, ilaçet që janë në dispozicion nuk dhurojnë efektin e duhur shërues.

Eksperti dr. Peter Goadsbi me të drejtë i gëzohet këtij zbulimi me shpresën se do të gjejnë ilaç më efikas, për ta përmirësuar cilësinë e jetës. Kjo do të thotë shumë, sidomos për femrat që kanë migrenë me aurë (çrregullimin e të parit), sepse dyfish më shumë janë të rrezikuara se do të pësojnë sulm në tru. Çrregullimi i të parit zakonisht shfaqet pak para krizës, apo gjatë dhimbjeve të kokës. Shkencëtarët pohojë se në 20 për qind të popullatës që vuajnë nga migrena, femrat katër herë më shumë vuajnë nga migrena. 

(Kosova Sot Online)