Ju dhemb lukthi? Këto ilaçe natyrale ju shpëtojnë

  • 27 February 2020 - 11:02
Ju dhemb lukthi? Këto ilaçe natyrale ju shpëtojnë

Gjatë aktiviteteve të përditshme shumica prej nesh, shkaku i obligimeve, konsumojmë dy shujta, që ndikon në ngarkimin e lukthit. Në vijim ju paraqesim ilaçet natyrale për shërimin nga problemet e shkaktuara nga lukthi.

Çaji nga kamomili, borziloku, menta

Çajin e kamomilit e përzieni me 2.5 dl ujë të vluar. E përzieni dhe e lini të mbuluar për 15 minuta dhe e pini. Në mënyrë të njëjtë veproni edhe llojet tjera të çajit, transmeton gazeta Kosova Sot Online. 

Çaji nga hithrat

Hithrat janë ideale kanë zgjidhja ideale për dhimbjet në lukth. Ngrohni ujin dhe para se të vlojë e largoni nga pllaka. Hidhni gjethet e freskëta apo të thara, e mbuloni dhe e lini të qëndrojë për 15 minuta. 

Termofori me ujë të ngrohtë

Termofori të cilin e keni mbushur me ujë të vluar dhe e keni vendosur mbi rroba ndikon që muskujt e lukthit të relaksohen dhe dhimbjet të zvogëlohen.

Mjalti dhe kanella

Një lugë mjaltë e përzieni me pak kanellë pluhur, që më pas largon ngërçet në bark dhe ndjenjën e fryrjes. 

(Kosova Sot Online)