Nëse shikoni pandërprerë telefonin, jeni në depresion dhe shumë temperament

  • 27 February 2020 - 13:08
Nëse shikoni pandërprerë telefonin, jeni në depresion dhe shumë temperament

Nëse gjeni veten tuaj duke lozur me telefonin tuaj apo duke shikuar atë pandërprerë, ndoshta po provoni ta ndryshoni disponimin tuaj, pohojnë shkencëtarët. Njerëzit të cilët nuk mund ta lëshojnë telefonin mobil nga dora e tyre kanë temperament të fortë, thuhet në studim. Ata kanë gjetur një lidhje midis varësisë ndaj telefonit dhe jostabilitetit emocional, e po ashtu edhe në aftësinë e reduktuar për t'u përqendruar në detyrat që mund t'i kryejë me dorën e tij.

Shkencëtarët nga Teksasi kanë pohuar se personat që pandërprerë kontrollojnë telefonin e tyre ndoshta provojnë ta përmirësojnë mënyrën se si ndihen emocionalisht. 'Një person i cili është temperament mund të ndihet i varur nga telefoni i tij, në krahasim me individët tjerë që janë më stabilë', thonë shkencëtarët në publikimin e hulumtimit të tyre në revistën "Personality and Individual Differences".

(Kosova Sot Online)