Ushqimet që duhen shmangur dhe konsumuar, që të mos keni një bark të fryrë

  • 27 shkurt 2020 - 14:14
Ushqimet që duhen shmangur dhe konsumuar, që të mos keni një bark të fryrë

A keni ndier shumë ajër në bark pas ushqimit? A thua prej nga ka ardhur? Të keni bark të fryrë nuk është aspak normale, e në vijim ju paraqesim disa nga ushqimet që duhen shmangur, e disa që duhen konsumuar që të mos keni barkun e fryrë.

SHMANGNI: BISHTAJORET

Ndoshta e keni dëgjuar edhe më parë, por fasulet, soja janë ushqimet që shkaktojnë fryrje dhe gazra. Janë të pasura me sheqer dhe fibra, të cilat trupi ynë nuk mund t'i tretë me lehtësi. Kombinoni me drithërat që treten lehtë.

SHMANGNI: BROKOLIN, LAKRËN, LAKRËN JESHILE

Perimet me gjethe të gjelbër si brokoli dhe lakra jeshile kanë rafinozë, lloj i sheqerit ky që mbetet i patretur derisa bakteret në zorrët tuaja e fermentojnë, që më pas shkakton gazra e në shkëmbim ju fryn stomakun. Hani pak nga këto ushqime dhe shmangni fryrjet.

SHMANGNI: DJATHËRAT

A jeni ndier të fryrë apo plot me gazra pasi të keni konsumuar pak djathë? Ndoshta nuk e toleroni laktozën, e kjo do të thotë se trupi juaj merr enzimat e nevojshme për ta tretur laktozën, sheqer ky që gjendet në prodhimet e qumështit. Përdorni tabletat e quajtura "Lactaid", që ju ndihmon njerëzve ta tretin ushqimin që posedon laktozë.

SHMANGNI: MOLLËT

Përsëri, një tjetër frutë e shëndetshme me shumë fibra, molla (dardhët dhe pjeshkat po ashtu) po ashtu posedojnë fruktozë dhe sorbitol, sheqerna që shumë njerëz nuk mund t'i tolerojnë. Mollët janë të shëndetshme, por shmangni natën pasi të keni ngrënë ushqim.

SHMANGNI: USHQIMET E NJELMËTA

A e keni ditur se kripa e ndjell ujin? Duke konsumuar ushqime me sasi të lartë të sodiumit nxitni pushtimin nga uji, që mund t'ju fryjë barkun si një balon. Sodiumi është i shëndetshëm në ushqime të paketuara, si në supë.

HANI: SHPARGUJ

Shpargujt janë një ushqim kundër fryrjes. Ndikon që urina juaj të ketë një aromë, por në këtë mënyrë nxit largimin e ujit jashtë, duke ju liruar nga uji tepricë. Po ashtu përmban probiotik, që ndihmon në përkrahjen dhe rritjen e baktereve të dobishme.

HANI: TRANGUJ

Pos se ju ndihmon në shfryrjen e syve tuaj, mund t'i hani dhe të njëjtin efekt do ta kenë edhe për barkun tuaj. Kjo perime përmban kuercentinë, një flavonoid ky që ndihmon në reduktimin e ënjtjeve.

HANI: JOGURT ME PROBIOTIK

Përsëri janë probiotikët në jogurt që nevojiten për ta ndihmuar tretjen dhe shëndetin tuaj në përgjithësi dhe traktin digjestiv. Natyrisht se mund të merrni edhe suplemente meprobiotik, por së pari duhet të hani kafjallin.

HANI: PAPAJË

Enzimat që janë të përfshira në papajë, ndikojnë që tretja e ushqimeve të konsumuara në traktin tuaj digjestiv të bëhet më e lehtë. Po ashtu dihet se kjo frutë tropikale posedon substanca që luftojnë inflamacionet,e po ashtu posedon edhe fibra që përkrahin traktin digjestiv.

HANI: BANANE

Bananet janë ushqim i pasur me kalium, e po ashtu edhe avokado, kivi, portokajtë dhe fëstëkët parandalojnë mbajtjen e ujit duke rregulluar kështu nivelin e sodiumit në trupin tuaj dhe duke reduktuar fryrjen. Fryrjet po ashtu mund të shkaktohen edhe si pasojë e kapsllëkut.

(Kosova Sot Online)