Receta për pastrimin e organit kryesor në trup

  • 27 February 2020 - 17:34
Receta për pastrimin e organit kryesor në trup

Të parët tanë mëlçinë kanë konsideruar si organin më kryesor dhe më të rëndësishëm dhe ishin të bindur se ajo është qendra e shpirtit dhe funksioneve të jetës.

Dhe, të parët tanë kishin të drejtë, sepse mëlçia përmbush 500 funksione të njohura dhe paraqet qendrën energjike të trupit tonë. Në vijim ju paraqesim recetën që ju përshtatet të gjitha moshave, e sidomos pastron mëlçinë.

PËRGATITJA E RECETËS

Tri gota me tërshërë i pastroni me ujë të ngrohtë, i vendosni në një enë më të madhe, i shtoni tri lugë thupra të thara dhe dy gjethe të boronicave të kuqe. Të gjitha këto i përzieni me 4 litra ujë të ftohtë dhe i lini të qëndrojnë për 24 orë, në hapësirë të ftohtë. Në enën tjetër vloni një litër ujë. Pastroni një gotë me kaça të thara dhe i shtoni në ujë të vluar. I zieni për 10 minuta, hiqni nga zjarri dhe i lini të qëndrojnë për 24 orë.

Më pas enën tjetër e vini në zjarr për 15 minuta. Shtoni edhe pak misër. Zieni së bashku për 15 minuta, e hiqni nga zjarri dhe e lini të qëndrojnë për 45 minuta. Më pas të dyja lëngjet i përzieni së bashku. Lëngun e vendosni në shishe prej qelqi dhe e ruani në frigorifer për pesë ditë. Para se ta pini, duhet ta ngrohni.

(Kosova Sot Online)