Uji i përzier me mjaltë - ndikimi i tij në lukth të zbrazët bën çudinë

  • 27 February 2020 - 19:47
Uji i përzier me mjaltë - ndikimi i tij në lukth të zbrazët bën çudinë

Me siguri se të gjithë e dini se konsumimi i mjaltit, sidomos mjalti me ujë, sa i shëndetshëm është në lukth të zbrazët. Kjo është më e mira që mund ta bëni për organizmin tuaj. Kjo përzierje që në kohët e lashta është përdorur për lirimin nga shumë sëmundje të ndryshme.

PËRGATITJA:

Për përgatitjen e ujit me mjaltë mjafton që një lugë të çajit me mjaltë ta përzieni në një gotë ujë të vakët. Kështu fitohet një tretje prej 30 për qind që i ngjason plazmës së gjakut. Mjalti strukturon ujin dhe kështu shton vetitë e tij shëruese, që është vërtetuar edhe nga shkencëtarët. Duhet ditur se ky ujë shumë shpejt absorbohet në organizëm.

PËRDORIMI:

Uji me mjaltë në këtë mënyrë normalizon tretjen, forcon sistemin imun dhe përdoret në shërimin e ftohjes, bronkitisit dhe siguron pastrimin e organizmit.

PËRMIRËSON IMUNITETIN

Forcon rezistencën e organizmit kundër baktereve të ndryshme, viruseve dhe kërpudhave.

RREGULLON PUNËN E ZORRËVE

Uji me mjaltë lufton me parazitët që jetojnë në organet për tretje. Nuk i lejon të përhapen si dhe funksionon normalizimin e organeve qelizore për tretje.

PËRZIERJA NDIKON TË HUMBNI NË PESHË

Nëse dëshironi të humbni në peshë, konsumoni këtë përzierje çdo ditë. Ky ujë pastron organet, përmirëson punën e tyre dhe largon helmet. Përkrah ushqimit të shëndetshëm ju ndihmon të hiqni qafe kilogramët shtesë.

NË MËNYRË AKTIVE USHQEN LËKURËN

Në mëngjes ujin e ngrohni pak, pastroni fytyrën, qafën dhe hapësirat e dekoltesë. Falë kësaj, vjen deri te qarkullimi më i mirë i gjakut dhe aktivizohen qelizat që ushqejnë lëkurën.

KUNDËR URINIMIT TË NATËS

Mjalti grumbullon ujin, kështu që veshkat dhe fshikëza nuk ngarkohen dhe pushojnë. Ujin e përzier me mjaltë për t'u shëruar duhet ta përdorni në mëngjes në lukth të zbrazët, e duhet ta konsumoni përnjëherë. Është mirë ta pini edhe në mbrëmje, para gjumit.

(Kosova Sot Online)