Shenjat paralajmëruese të ulcerës

  • 28 February 2020 - 09:15
Shenjat paralajmëruese të ulcerës

Ulcera shfaqet si rezultat i çekuilibrimit në lëngjet tuaja tretëse. Në vijim ju paraqesim disa nga shenjat e ulcerës që duhet t'i dini.

DHIMBJE ABDOMINALE

Nëse ndjeni dhimbje pas konsumimit të ushqimit, në mes apo në pjesën e sipërme të stomakut, atëherë keni telashe me ulcerën.

SIMPTOMAT E NGJASHME ME GRIPIN

Simptomat e ngjashme si fryrjet, ethet, dhimbjet dhe plogështia e përgjithshme janë shenja të ulcerës.

PENGESA NË TRETJE

Ulcera mundet të shkaktojë dhimbje gastrointestinale dhe pengesa të hatashme në tretjen e ushqimit.

HUMBJA E OREKSIT

Individët të cilët vuajnë nga ulcera mund të vuajnë edhe nga humbja e oreksit e po ashtu edhe dhimbje të forta në stomak.

FRYRJET

Çekuilibri në lëngjet e tretjes shpeshherë dërgojnë në fryrje të stomakut. Nëse keni një ulcerë atëherë do t'ju shkaktohen fryrje, e kjo së pari ndodh në mëngjes, në lukth të zbrazët.

NDJENJA E URISË SË PASHPJEGUESHME

Është e zakonshme që dikush me ulcerë ta ndjejë urinë vetëm pak orë pasi të ketë konsumuar një shujtë të majme. Këto nuk janë ndjenja të urisë, por dhimbjet që i shkakton ulcera.

(Kosova Sot Online)