Ushqimet më të shëndetshme, të rekomanduara nga mjekët

  • 28 February 2020 - 09:28
Ushqimet më të shëndetshme, të rekomanduara nga mjekët

Të gjithë e dimë se duhet të konsumojmë ushqime më të shëndetshme, sidomos nëse kemi telashe me mbipeshën. Ushqimi është ilaçi më i mirë që e kemi, për shkak se ndikon në shërimin e sëmundjeve të caktuara.

AVOKADO

Përdoreni për: Kolesterolin e lartë Në bazë të studimit të fundit, konsumimi i vetëm një avokado në ditë, mund të ndihmojë në reduktimin e kolesterolit tuaj. Përderisa e dimë se avokadot posedojnë shumë yndyrë, shumica është yndyrë e mirë, e cila ndikon në uljen e kolesterolit, redukton rrezikun për të pësuar sulm në zemër dhe në tru, si dhe e përmirëson shëndetin në përgjithësi.

NJË PORCION ME PESHK YNDYROR

Përdoreni për: Zvogëlimin e rrezikut nga artriti Artriti reumatoid është një sëmundje që shkakton ënjtje, inflamacione dhe shtrëngon nyjat, e mund ta hasim sidomos te njerëzit që i kanë mbushur të pesëdhjetat. Por lajmi i mirë është se mund ta zvogëlojmë rrezikun, duke konsumuar për çdo javë nga një porcion me mish peshku me yndyrë.

BAJAMET

Përdoreni për: Shtypjen e lartë të zemrës dhe sëmundjet e zemrës Të gjithë e dimë se arrat janë burim i mirë i proteinave dhe yndyrave të shëndetshme, por disa nuk e konsumojnë shkaku i kalorive. Atëherë ndoshta nuk e keni ditur se bajamet posedojnë më së paku kalori në krahasim me të gjitha perimet me lëvozhgë të fortë. Sipas studimit nga universiteti Aston, 50 gr bajame në ditë ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe zvogëlojnë rrezikun për sëmundje të zemrës.

ÇOKOLLATA E NXEHTË

Përdoreni për: Parandalimin e humbjes së kujtesës dhe përmirësimin e shëndetit kardiovaskular Nëse po vuani nga humbja e kujtesës, këtë mos e harroni. Shkencëtarët në Harvard kanë testuar kujtesën e 60 njerëzve të moshuar para dhe pas një periudhe kohore prej 30 ditë, kur kishin pirë dy gota çokollatë të nxehtë në ditë. Hulumtuesit kanë zbuluar se njerëzit që kanë konsumuar kakao, çokollatë të nxehtë, kishin pësuar përmirësim në funksionimin e trurit.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR

Përdoreni për: Humbje në peshë Të ftohtët dhe ushtrimet duket se shtojnë nivelin e yndyrave - por një studim ka treguar se këto kemikate, që janë gjetur në perimet me gjethe të gjelbër, po ashtu mund të ndikojnë në konvertimin e qelizave të bardha yndyrore në qeliza që janë shumë të ngjashme me qelizat natyrale me ngjyrë kafeje. Pra, nëse shkenca ka të drejtë, konsumimi shtesë me një porcion perime të gjelbra ndikon të humbni në peshë.

NJË PJATË QULL ME TËRSHËRË

Përdoreni për: Zvogëlimin e rrezikut për diabet Si një burim i pasur me fibra, qulli me tërshërë ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe si rezultat i kësaj ndikon që pas kafjallit të mos kemi nevojë për keksë. Po ashtu, qulli me tërshërë është burim i pasur për magnez - mineral ky që ndihmon në rregullimin e nivelit të insulinës dhe glukozës. Nëse kombinoni qullin prej tërshëre me qumësht me pak yndyrë, do ta ulni rrezikun për diabet.

(Kosova Sot Online)