Lëngu tradicional që ul shtypjen e gjakut

  • 28 February 2020 - 15:04
Lëngu tradicional që ul shtypjen e gjakut

Mund të përgatisni ilaçin natyral, i cili do ta rregullojë shtypjen e gjakut dhe kështu ta përmirësoni shëndetit tuaj në përgjithësi. Nuk ekziston ndonjë listë shëndetësore në të cilën boronica nuk e ka vendin e vet. Hulumtimet shkencore kanë treguar se këto ushqime mund të ndihmojnë në kontrollimin e shtypjes së gjakut.

Shkencëtarët besojnë se potenciali i pabesueshëm shëndetësor i boronicave rrjedh nga antioksiduesit, të cilët zvogëlojnë inflamacionet dhe ndikojnë mirë në shëndetin e njeriut. Lajmi i mirë është se nuk keni nevojë për sasi të madhe të boronicave për t'i përjetuar dobitë e tij. Mjafton ta pini një pije shëruese nga boronicat dhe do t'i vëreni ndryshimet pozitive të gjendjes suaj shëndetësore. Pos boronicave, këtë përbërës e përmbajnë edhe bananet, jogurti dhe spinaqi. Përzieni një gotë me boronica, një banane të freskët, një gotë jogurt pa yndyrë, një gotë spinaq dhe gjithçka përzieni mirë në blender.  

(Kosova Sot Online)