Trajtimi i Alzheimer-it mund të vijë nga një proteinë e papritur

  • 28 February 2020 - 17:05
Trajtimi i Alzheimer-it mund të vijë nga një proteinë e papritur

Një proteinë në trupin e njeriut mund të ndikojë në mbrojtjen nga Alzheimer-i. Hulumtimet edhe më tutje janë duke vazhduar se si mund të funksionojë një mekanizëm i tillë, ndërsa që studiuesit janë duke punuar për krijimin e një ilaçi i cili parandalon simptomat e kësaj sëmundjeje. Proteina "Transthyretin" (TTR) është një proteinë e cila vepron si një lloj transportuesi, duke bartur vitaminën A dhe hormonin tiroksinë nëpër trup dhe nëpër qarkullimin e gjakut.

Kjo proteinë më së shumti prodhohet në mëlçi dhe në rajonet e trurit. Për të vepruar si transportues, proteina formon një strukturë të quajtur "tetramer", e formuar nga katër reparte. Kjo proteinë mund të prodhohet me ndihmën e gjeneve, e që sidomos ka nevojë për një prodhim të tillë, pasi që kjo sëmundje më së shumti prek personat e moshuar. Kur kjo të ndodhë, proteina e prodhuar akumulohet në zemër, pastaj në mëlçi, nerva e kudo tjetër. 

(Kosova Sot Online)