Dietat me pemë dhe perime shkatërrojnë organizmin

  • 02 March 2020 - 17:09
Dietat me pemë dhe perime shkatërrojnë organizmin

E njohur si vajza-banane, një australiane ka mahnitur botën me dietën në të cilën konsumon vetëm pemë, më së shumti banane. Mjekët pohojnë se kjo është mënyrë skandaloze e të ushqyerit dhe dietë, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë dëmton shëndetin, sepse përmes saj nuk konsumohen yndyrat dhe proteinat e domosdoshme për organizmin, ndërsa që mundet të pasojë ndonjë sëmundje e rëndë dhe serioze.

Dietat me pemë janë 'gjithçka' dhe është shumë interesante se si femrat bëhen viktimë vetëm për të humbur në peshë. Vitet e fundit në modë janë gjithnjë e më shumë përzierje të pemëve dhe perimeve që shndërrohen në lëngje. Kjo mënyrë e të ushqyerit është shndërruar në fanatizëm, ndërsa që brengosësh është përzierja e pemëve dhe perimeve ku humben vitaminat. Dieta me pemë apo perime shërben për të shkrirë kilet duke viktimizuar organizmin, por pas ndryshimit të ushqimit, kilet kthehen, madhe shumëfish. 

(Kosova Sot Online)