Pse duhet konsumuar pemët dhe perimet me ngjyrë vjollcë?

  • 03 March 2020 - 11:28
Pse duhet konsumuar pemët dhe perimet me ngjyrë vjollcë?

Në hulumtimin e fundit ekspertët dëshirojnë të përqendrohen nëse substanca e njohur si antocianinë, mbron shëndetin e zemrës. Antocianina tashmë ishte temë e disa hulumtimeve të shumta dhe ekspertët kanë vërtetuar se mund ta përmirësojë shëndetin e njeriut në përgjithësi. Kjo substancë mbron dhe përmirëson dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira. Antocianina bimëve ju dhuron ngjyrën vjollcë, të kaltër dhe të kuqe, që mund ta vëreni te dredhëzat, boronica, manaferrat dhe pemët e perimet e tjera.

Në hulumtimin që kishte zgjatur 18 vjet, kishin marrë pjesë 93.000 femra, nga mosha 25 deri në moshën 42-vjeçare. Ekspertët kanë vëzhguar vetitë e tyre shëruese, e raportin e kanë publikuar çdo katër vjet. Rrezik të vogël nga sulmi në zemër kishin ato femra që kishin konsumuar tri porcione të pemëve apo perimeve rozë në javë. Ekspertët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën "Circulation", theksojnë se antocianina posedon efekt kundër inflamacioneve, pakëson kolesterolin e dëmshëm. Pos boronicave dhe dredhëzave, ekzistojnë edhe ushqime të pasura me këtë antioksidues, përfshirë kumbullat, vishnjat dhe patëllxhanin.

(Kosova Sot Online)