Shkencëtarët zbulojnë mënyrën e diagnostikimit të hershëm të Alzheimer-it dhe Parkinson-it

  • 05 March 2020 - 11:38
Shkencëtarët zbulojnë mënyrën e diagnostikimit të hershëm të Alzheimer-it dhe Parkinson-it

S hkencëtarët meksikanë kanë zhvilluar testin e lëkurës, i cili do të mundësojë diagnostikim të hershëm të sëmundjes së Alzheimer-it dhe të Parkinson-iti. Ekipi i shkencëtarëve nga spitali universitar në San Luis Potosi në Meksiko, në krye me Idefonso Rodriguez Levyo, ka zbuluar se përmes testit të lëkurës është e mundur të caktohet niveli jo normal i proteinave që dërgon në simptoma të sëmundjes së lartpërmendura. Në hulumtim kishin marrë pjesë 20 persona që vuanin nga Alzheimer-i dhe 16 të tjerë që vuajnë nga Parkinson-i, si dhe h i 12 persona të shëndoshë, të cilëve ju ishin marrë mostrat.

Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se në lëkurën e personave që vuajnë nga Alzheimer-i dhe Parkinson-i, ekzistojnë shtatë herë më shumë gjenden nivele të proteinave në sistemin qendror ner vor. Rezultatet ishin publikuar në konferencën e 67 për neurolog në Amerikë. Sëmundja e Alzheimerit është e rëndë, e pashëruar, degjeneruese e trurit, që mundet ta shkaktojë edhe vdekjen. Me përparimin e saj shfaqet demenca, humbja e kujtesës, çrregullime në të menduar dhe ndryshime në sjelljen e të sëmurëve. Sëmundja e Parkinson-it është sëmundje e çrregullimit në lëvizje.

(Kosova Sot Online)