9 arsye pse portokalli është i mirë për shëndetin tuaj

  • 06 March 2020 - 08:50
9 arsye pse portokalli është i mirë për shëndetin tuaj

Duke qenë i ëmbël dhe plot lëng, portokalli është një nga frutat më popullore në botë. Portokalli është burim natyral energjie dhe i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj.

Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave) dhe përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.

Ka shumë përparësi përsa i përket shëndet dhe ja pse:

1. Forcon imunitetin: duke përmbajtur një sasi të konsiderueshme vitamine C, ai forcon imunitetin dhe ju mbron nga infeksionet.

2. Përmirëson elasticitetin e lëkurës: dihet që duke kaluar mosha, njeriut i plaket edhe lëkura.
Antioksiduesit dhe vitamina C e portokallit i japin lëkurës nje pamje rinore dhe ngadalësojnë plakjen e saj.

3. Ndihmon shqisat e të parit: veç peshkut, edhe portokalli është një frut i shkëlqyer për përmirësimin e shikimit, sepse veç vitaminës C, përmban edhe kalium, si dhe provitaminën A, që e ruajnë shikimin tuaj edhe në një moshë madhore.

4. Parandalon sëmundjet e zemrës: shkaku kryesor i shumë sëmundjeve të zemrës tek njerëzit janë bllokimi i arterieve si rrjedhojë e marrjes së ushqimeve jo të shëndetshme apo i konsumit të ushqimeve të shpejta, të gatshme, si: sanduiçe etj. Portokalli në përbërjen e tij përmban flavonoide që ulin sasinë e kolesterolit të keq, duke penguar kështu bllokimin e arterieve.

5. Ndihmon në zhvillimin e trurit: portokalli përmban një përqindje të konsiderueshme acidi folik, i cili ndihmon në zhvillimin e trurit dhe mban në formë të mirë organet vitale të trupit. Portokalli është një frut i shkëlqyer gjatë shtatzënisë. Ai pengon dëmtimet neurologjike tek embrioni, ndaj rekomandohet të përdoret në sasi të mirë gjatë shtatzënisë.

6. Mbron organizmin ndaj shfaqjes së sëmundjeve tumorale: portokalli ndihmon qelizat të luftojnë sëmundjet tumorale dhe në disa raste pengon zhvillimin e tumoreve të mitrës, mushkërive dhe lëkurës.

7. Pengon shfaqjen e nekrozës së tëmthit: portokalli është i pasur me fribra, të cilat ndihmojnë tëmthin dhe zorrët të ruajnë gjendjen e tyre të shëndetshme.

8. Është i shkëlqyer për diabetikët: duke qenë i pasur me fibra bimore, të cialt kanë një indeks të lartë glicemik, e bën atë një ushqim të shkëlqyer për diabetikët. Po ashtu, duke pasur shije të ëmbël, e bën atë një ëmbëlsirë të shkëlqyer për këtë grup njerëzish.

9. Portokalli pengon rënien e flokëve: përdorimi i rregullt i tij stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili e mban të lidhur flokun me lëkurën. Po ashtu ai u jep flokëve shkëlqim dhe volum të konsiderueshëm. Si përfundim: Në vend të përdorimit të ushqimeve të shpejta apo pijeve të gazuara që fryjnë stomakun apo mbahen në kushte jo të përshtatshme (si për shembull ekspozimi në diell), përdorni çdo mëngjes fruta të freskëta ose të shtrydhura, të cilat e ruajnë shëndetin tuaj.

(Kosova Sot Online)