Ushqimet e caktuara që shërojnë sëmundje të caktuara

  • 06 March 2020 - 11:00
Ushqimet e caktuara që shërojnë sëmundje të caktuara

Stresi me të madhe zvogëlon forcën dhe rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe e bën më të prirë ndaj infeksioneve dhe pezmatimeve. Këto ushqime ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe artriti, nëse i konsumoni më shpesh.

AVOKADO UL KOLESTEROLIN

Një avokado në ditë e ruan zemrën dhe përmirëson shëndetin në përgjithësi, ka vërtetuar një studim britanik. Është i pasur me yndyra të shëndetshme që ulin nivelin e kolesterolit. Kështu ulet edhe mundësia për sulm në zemër dhe tru.

PESHKU UL RREZIKUN NGA ARTRITI

Konsumimi i rregullt i mishit të peshkut ul rrezikun nga shfaqja e artritit reumatoid, ka pohuar një studim 15-vjeçar. Femrat të cilat së paku një herë në javë kanë ngrënë një porcion me mish peshku për 52 për qind më pak ishin të rrezikuara nga artriti.

LËNGU NGA PANXHARI UL SHTYPJEN E GJAKUT

Ky lëng përmban nitrate të cilat ulin shtypjen e gjakut dhe ulin rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe veshkave dhe infarktit. Mjafton të konsumoni një deri dy gota lëng në ditë. Lëngu nga panxhari është i pasur me antioksidues, hekur, vitamina C, mangan dhe acid folik.

ÇOKOLLATA E NXEHTË FORCON KUJTESËN

Çokollata e nxehtë ndikon mirë në kujtesë. Në studim kishin marrë pjesë njerëz të moshuar, të cilët kishin konsumuar çokollatë të nxehtë. Me këtë rast ishte vërtetuar se kjo pije e pasur me kakao ka ndikuar në mbamendje.

FLLUSKAT ULIN RREZIKUN NGA DIABETI

Janë të pasura me fibra, që ul shtypjen e lartë të gjakut, madje deri në 30 për qind. Flluskat ulin edhe nivelin kolesterolit të dëmshëm në trup dhe në gjak, kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe duke ulur rrezikun për t'u prekur nga diabeti.

(Kosova Sot Online)