6 erëzat më të forta, madje edhe se kanceri

  • 09 March 2020 - 13:20
6 erëzat më të forta, madje edhe se kanceri

Nëse konsumoni këto gjashtë erëza, ekspertët pohojnë se mund të mposhtni edhe sëmundjet më të forta të kohës moderne.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili që moti përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, nga ftohjet deri te kapsllëku. Xhenxhefili mund të përdoret si i freskët apo pluhur. Megjithëse aroma e atij të freskët dhe të thatë dallon, vetitë e tij shëruese janë pothuajse të njëjta. Konsumimi i xhenxhefilit mund ta zëvendësojë secilin ilaç kundër mundimeve, e po ashtu mund ta zbutë ndjeshmërinë e lukthit gjatë shërimit të llojeve të ndryshme të kancerit.

ROZMARINA

Kjo është bimë mesdhetare që është burim i shkëlqyeshëm i antioksiduesve. Rozmarina përdoret më së shpeshti në kuzhinën mesdhetare dhe do ta vëreni se është pjesë e të gjitha llojeve të gjellëve. Mund ta përdorni për pasurimin e shijes së supës, salcës nga domatet, bukës, peshkut dhe mishit të gjedhit. Rozmarina ndihmon te detoksimi i trupit, pengesat në tretje, humbja e oreksit dhe fryrjet.

KURKUMA

Ka një shije dhe aromë të veçantë. Kurkumina është substancë aktive e kurkumës, e cila është treguar si substancë e hatashme antioksiduese dhe kundër inflamacioneve që mbron nga zhvillimi i qelizave kancerogjene. Ekstrakti i kurkumës është nën hulumtime e sipër dhe është treguar se mund të ketë rol të rëndësishëm në shërimin e disa llojeve të kancerit, përfshirë kancerin e zorrës së trashë, prostatës, gjirit he lëkurës.

HUDHRA

Substancat aktive hudhrës ia dhurojnë alicinën, e cila dhuron aromën dhe shijen e veçantë. Disa studime kanë vërtetuar se hudhra ul rrezikun nga shfaqja e kancerit në zorrë të trashë, fshikëz dhe në gji. Hudhra është shumë e shëndetshme edhe në detoksim dhe forcimin e sistemit imun. Substancat e saj antibakteriale ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve bakteriale.

MENTA

Me mijëra vite përdoret në zbutjen e pengesave në tretje, siç janë gazrat, kapsllëku, ngërçet në lukth dhe diarreja. Po ashtu mund të ndikojë në zbutjen e simptomave gjatë helmimit me ushqim. Menta mundëson që ushqimi më shpejt të kalojë nëpër lukth. Nëse shërimi nga kanceri shkakton të vjella, provojeni çajin nga menta. Shpeshherë përdoret për zbutjen e dhimbjeve në fyt që janë dukuri e shpeshtë si pasojë e kimioterapisë.

KAMOMILI

Kamomili tash e një kohë të gjatë përdoret për zbutjen e dhimbjeve të ndryshme. Është treguar shumë efektive sidomos te personat që kanë telashe me gjumin. Shpëlarja e fytit nga ashtë mundëson që të mos keni probleme nga brenda. Kamomili zbut edhe problemet me tretjen, e sidomos te ngërçet që shfaqen në lukth. Ndihmon edhe në relaksimin e muskujve.

(Kosova Sot Online)