Perimet dhe lëngjet për metabolizëm të mirë

  • 10 March 2020 - 13:36
Perimet dhe lëngjet për metabolizëm të mirë

Ushqimi jo i rregullt, stresi, duhani janë shkaktarët e çrregullimit në tretje Pemët dhe perimet: janë të pasura me fibra, e pos bananes që nuk irritojnë lukthin, mund të hani edhe shparguj, qepë. Kanella: Për ta përshpejtuar metabolizmin, në 200 ml ujë të ngrohtë shtoni 1 lugë kanellë të bluar dhe 2 lugë mjaltë.

Çdo mëngjes pini nga një gotë të përzierjes, gjysmë ore para kafjalli dhe në mbrëmje para gjumit. Selino: Përzieni nga 25 gr fryt të selinos, 25 gr anis, 25 gr kopër dhe 25 gr qimnon. Përzierjet i shtoni në një enë me ujë të vluar, dhe e mbuloni. Pini nga një gotë, pas ushqimit. Uji: Lëngjet ndihmojnë që ushqimi më lehtë të depërtojë nëpër zorrë dhe bën që të aktivizohen fibrat. Uji shihet si lëngu më i mirë, e nëse e pini mjaftueshëm, pakësoni mundësitë që të keni telashe me tretjen. 

(Kosova Sot Online)