Pse skuqja në fytyrë do të thotë se keni eshtra të dobët?

  • 10 March 2020 - 14:13
 Pse skuqja në fytyrë do të thotë se keni eshtra të dobët?

Të kesh një problem shëndetësor është mjaftueshëm vështirë,por kjo do të thotë se mund të jeni në rrezik edhe më të madh në zhvillimin e edhe një çështje tjetër.Javën e kaluar,një studim i publikuar në revistën "Pain" ka zbuluar se njerëzit me depresion,njëherë e gjysmë janë më të rrezikuar nga dhimbjet në shpinë.Në vijim paraqesim disa sëmundje që ndërlidhen me njëra-tjetrën dhe si të veprojmë për t'i parandaluar.

CERMA DO TË THOTË SE MUND TË KENI TELASHE ME ZEMËR

Cerma është një formë e artritit që shkakton dhimbje në nyja, sidomos në shputa dhe gishtërinj. E shkakton acidi urik, prodhim nga mbeturinat në trup. Njerëzit duhet ta dinë se cerma është lidhur fort me zemër dhe problemet me veshka. Një studim ku kishin marrë pjesë 200,000 njerëz ka zbuluar se kjo e dyfishon rrezikun për sëmundje të zemrës. Si të veproni: Nëse jeni diagnostikuar se vuani nga cerma, varësisht nga mosha, mjeku duhet t'jua kontrollojë shtypjen e gjakut, kolesterolin dhe peshën dhe t'i trajtojë problemet. Ekzistojnë ilaçe të mira që ulin nivelin e acidit urik, e pos se nuk do të vuani më nga dhimbjet në nyja, nuk do ta rrezikoni zemrën dhe veshkat.

TIROIDET, MUND TË VUANI EDHE NGA SËMUNDJA CELIAK

Nëse tiroidet prodhojnë me shumicë hormonin tiroksinë, kjo shkakton hipertension, nervozizëm, ankthe dhe humbje në peshë. Me tiroide tepër aktive, do të ndiheni të lodhur dhe të ftohtë dhe do të humbni në peshë. Kjo cilësohet si sëmundje autoimune, kur sistemi imun sulmon tiroidet. Simptomat mund të jenë fryrje në stomak, diarre dhe dhimbje në lukth, pasi që keni konsumuar ushqime që përmbajnë gluten. Si të veproni: Nëse jeni diagnostikuar me gjendjen e tiroideve, me rëndësi është të testoni për sëmundjen se sa të hiqni dorë nga gluteni pa një diagnozë.

SKUQJA NË FYTYRË DO TË THOTË ESHTRA TË DOBËT

Tri nga katër femrat në menopauzë do të vuajnë nga skuqja dhe djegia e fytyrës, por edhe kaplim nga të nxehtit në gjithë trupin. Studimi i fundit ka gjetur se ato femra që vuajnë nga këto probleme dhe djersiten natën, po ashtu janë të rrezikuara nga dendësia e eshtrave dhe frakturat. Gjatë menopauzës, niveli i hormonit estrogjen bie për 90 për qind, që nevojitet për eshtra të fortë. Ndërlidhja është që këto femra me skuqje në fytyrë kanë mungesë të estrogjenit. Si të veproni: Të gjitha ato femra me simptoma të tilla gjatë menopauzës do të duhej ta bëjnë një skanim të eshtrave, madje disa herë me kalimin e viteve. Po ashtu mund të kenë një trajtim përmes ilaçit si acidi alendronik, i cili mund ta parandalojë humbjen e dendësisë së eshtrave. Nëse femrat gjatë të pesëdhjetave konsiderojnë ta aplikojnë terapinë e hormoneve, kjo redukton rrezikun e humbjes së dendësisë së eshtrave, por edhe e mbrojnë zemrën.

LËKURA JO E MIRË NDËRLIDHET ME ARTERIET E YNDYRSHME

Personat që vuajnë nga psoriaza, brenda pesë viteve mund të kenë telashe me zemër. Pacientët që vuajnë nga psoriaza janë në të njëjtin rrezik sikurse ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, për shembull, më lehtë mund të preken nga mbipesha, ushtrojnë më pak, kanë nivel të lartë të kolesterolit dhe kanë shtypje të lartë të gjakut. Studiuesit sugjerojnë se inflamacionet kronike dhe ndryshimet e sistemit imun, sjellin komplikime të arterosklerozës - pllakat e yndyrshme që krijohen në arterie. Si të veproni: Të gjithë këta pacientë duhet të kontrollojnë sistemin kardiovaskular, faktorët e rrezikut si shtypja e lartë e gjakut dhe kolesteroli. Ndryshimet në stilin e jetesës kanë përmirësuar psoriazën.

PSE DIABETIKËT MUND TË HUMBASIN DHËMBËT

Njerëzit me nivel të lartë të sheqerit në gjak janë dy herë më shumë në rrezik për të zhvilluar sëmundjen periodontale. Kjo sëmundje mund ta shkaktojë humbjen e dhëmbëve, duke prekur 15 për qind të popullatës. Në fakt, kjo është sëmundje nga ekspertët si komplikim i diabetit dhe besohet se ndërlidhet me inflamacionet. Të vuash nga diabeti do të thotë se sistemi juaj imun nuk është i aftë, plagët marrin kohë për t'u shëruar dhe jeni më të ekspozuar ndaj infeksioneve. Si të veproni: Pastroni rregullisht dhëmbët, por edhe vizitoni dentistin për kontrolle të shpeshta. Ende nuk dihet nëse kjo sëmundje mund ta përmirësojë diabetin, por kjo pjesë po hulumtohet. Nëse reduktoni inflamacionet në gojë kjo dërgon kontroll më të mirë të sëmundjes së diabetit.

(Kosova Sot Online)