Si ndikon pagjumësia në shëndetin tonë?

  • 10 March 2020 - 17:33
Si ndikon pagjumësia në shëndetin tonë?

Ajeni pyetur ndonjëherë çfarë mundet mungesa e gjumit t'i shkaktojë trupit tuaj? Kur keni mungesë të gjumit, nuk jeni vetëm të lodhur. Pos se keni shkathtësi më të dobëta, do të reagoni më ngadalë. Kur vuani nga pagjumësia, truri juaj kthehet në kohën e adoleshencës. Ajo pjesë e trurit, e cila ju kontrollon, ju thotë 'ndal pak dhe mendo', nuk funksionon si duhet, tha neurologu Michael Howell. Pagjumësia kronike mund të ndikojë në mbipeshë, diabet, sëmundjet e zemrës, si dhe shumë sëmundje të tjera.

Hulumtimet tregojnë se njerëzit e lodhur kanë kujtesë më të dobët dhe më vështirë e kanë të mësojnë. Sipas ekspertëve, mungesa e gjumit ndikon keq edhe në sportistët. Pagjumësia dëmton edhe portofolin tonë, pasi që një pjesë e trurit është përgjegjës për sjelljen e vendimeve të mira. Shkencëtarët pohojnë se gjatë kohës së gjumit pastrohen helmet e grumbulluara. Është shumë e thjeshtë, kur ne jemi në gjumë, apo nuk flini mjaftueshëm, truri mban një pjesë të helmeve dhe ngadalësohet puna e tij. 


(Kosova Sot Online)